Armina Mevlani, një ndër femrat më me stil në javën e modës në Paris

armina-ne-parisArmina Mevlani është vlerësuar për veshjen në stilin e princeshës gjatë javës së modës në Paris. Revista prestigjioze “Elle” e ka renditur blogeren shqiptare si një ndër femrat e veshura më bukur në eventin e modës në kryeqytetin francez të Parisit.

Armina është renditur krah emrave të njohur të blogereve të modës, të tilla, si Chiara Feragni, Ashley Simpson, Lena Perminova, Mira Duma. Kujtojmë se e dashura e djalit të Sali Berishës, Shkëlzenit, gjithashtu tërhoqi vëmendjen e italianëve, me pjesëmarrjen e saj në javën e modës në Milano.armina-3armina-2armina-mevlani-780x439