HESHTJA E SHTETIT SHQIPTAR ËSHTË FLORI PËR DIPLOMACINË SERBE

AMBASSADOR SHABAN MURATI

Nëse xhamia e Ibrit në Mitrovicë, e ndërtuar në vitin 1778 dhe e djegur e rrafshuar nga forcat serbe në vitin 1999, të cilën serbët po e bëjnë tani fushë tenisi, do të kishte qenë kishë serbe, levantinët shqiptarë të NGO-ve në Prishtinë dhe në Tiranë do të kishin ngritur stuhi me peticione dhe emisione në mbrojtje të saj, do të kishin derguar relacione të hapta dhe të fshehta në OSBE dhe KE, (ku janë Serbia dhe Rusia), do të kishin frymëzuar qeverinë serbe ta denonconte në raportet tremujore për Kosovën në OKB, dhe do t’i kishin kërkuar qeverisë së Shqipërisë t’i dhuronte serbëve 300 mijë dollarë të tjerë për rindërtimin e saj.

Nuk ndodhi asgjë dhe heshtje e plotë në Prishtinë dhe në Tiranë, sepse objekti fetar i djegur dhe i tjetërsuar është: 1- shqiptar, dhe 2- mysliman.

Heshtja e shtetit shqiptar eshte flori per diplomacine serbe.