Albspirit

Media/News/Publishing

Trump – Clinton, beteja e skandaleve seksuale

trump clinton

Një ditë para debatit të dytë presidencial në SHBA, beteja mes dy kandidatëve në garë është nxehur, duke u përqendruar në skandalet seksuale.

Donald Trump ka përfunduar në mes të një furtune që i ka rrënjët më shumë se 10 vjet më parë. “The Washington Post”publikoi një video të vitit 2005, ku miliarderi flet në mënyrë vulgare për një grua të martuar që ka tentuar ta ngacmojë seksualisht.

Ndër të tjera miliarderi thotë se “kur je një yll, mund të bësh ç’të duash me gratë”.

I menjëhershëm ishte reagimi publik. Figura të larta të Partisë Republikane i dënuan komentet e Trump. Ish-rivali i tij në garën për nominim, Jeb Bush, tha se si gjysh i dy vajzave, gjykon se falja nuk mund të justifikojë komentet fyese të Trump ndaj grave.

Ndërsa kandidatja demokrate, Hillary Clinton, shkroi në Tëitter se kjo është e tmershme! Nuk mund të lejojmë një njeri të tillë të bëhet president, tha Clinton.

Donald Trump nuk humbi kohë që furtuna e skandalit të përhapej edhe më shumë, duke dalë me një video-deklaratë, ku kërkonte falje publike për fjalët e thëna.

Donald Trump (Kandidat për president i SHBA-ve): “Të gjithë ata që më njohin e dinë se komentet e bëra 10 vite më parë, nuk pasqyrojnë njeriun që ai është sot. I kam thënë, kam bërë gabim, kërkoj ndjesë.”

Gjithësesi Donald Trump ka premtuar se nuk do të merret me skandalet sekuale të familjes Clinton, në debatin e dytë, duke iu referuar një interviste të Gennifer Floëers, ish të dashurës së Bill Clinton, të cilës ish-presidenti amerikan i kishte rrëfyer se Hillary ishte biseksuale.

Ndërkohë në mediat amerikane është ngritur hipoteza e një zëvendësimi, pikërisht tani në “kthesën e fundit” të garës presidenciale, mes Trump dhe kandidatit për zv/President Mike Pence. Ky i fundit shihet si një kandidat që zotëron gjithçka që miliarderi nuk e ka.

Please follow and like us: