Albspirit

Media/News/Publishing

Privatësia, si të fshiheni kur jeni online

Privatësia, si të fshiheni kur jeni online

Përveç shqetësimit pë menaxhimin e emigracionit dhe raporteve të ardhshme ndërkombëtare, zgjedhja e Donald Trump ka zgjuar dhe një tjetër ankth mes amerikanëve, pasojat e privatësisë së tyre.

Donald Trump në shkurt kishte bërë thirrje që të bojkotohej blerja e produkteve të Apple. Arsyeja? Shoqëria e Kupertinos kishte refuzuar të jepte të dhëna për FBI mbi iPhone e një prej terroristëve të San Bernardinos.

Kjo solli shqetësime në botën e teknologjisë, dhe në qershor në një letër të firmosur nga më shumë se 100 drejtues të kompanive të teknologjisë e përcaktonin Trump si “katastrofë e inovacionit”. Këto kompani, mes tyre edhe Facebook, Google dhe Twitter i kërkonin të sapozgjedhurit që të mbronte kriptografinë.

Ja disa mënyra se si të fshiheni

Signal, mail të kriptuara dhe VPN
Jo të gjithëve u pëlqen të jenë të spiunuar. Dhe në kohën kur shteti nuk i mbron, përdoruesit përgatiten për tu mbrojtur vetë. Këtë e tregojnë dhe shifrat në rritje që pas ditës së zgjedhjeve në Amerikë, të platformave të mesazheve të kriptuara. Një prej tyre është edhe App Annie, platforma e preferuar edhe nga Edward Snowden. Këto lloj aplikacionesh me mesazhe të kriptuara janë rritur me 30% nga data e zgjedhjeve të 8 nëntorit, duke shënuar një rënie të App Store dhe Google Play. Gjithnjë e më shumë persona po kërkojnë një Vpn, rrjetet private të navigimit anonim.

Sistemet operative anonime
Disa këshilla janë për aplikacione të thjeshta, si bllokimi i coockies, kujdesi në përdorimin e vendndodhjes, dhe aplikacioni i navigimit të panjohur. Në mungesë të instrumenteve ligjorë, shoqëri private kanë nisur punën për të ngritur problemin në mnëyrë më efikase duke nisur nga poshtë. Internet Defense League, që prej 2012 mbron lirinë në internet, ka krijuar një sistem të tërë operativ që aktualisht është në provë. Quet Tails dhe mund të aktivizohet me një dvd ose usb. Siç thotë dhe në përshkrimin e software, Tails “ndihmon në përdorimin e internetit në mënyrë anonime dhe shmang censurën që është kudo në çdo kompjuter, dhe nuk lë asnjë gjurmë, vetëm nëse dëshironi”.

Browser dhe motor të sigurtë kërkimi
Për ata që duan të përdorin sistemin operativ që kanë, por për sigurinë mund të shkarkojnë borwser-in Tor, që siguron anonimatin dhe bllokon mbledhjen e të dhënave. Një tjetër mundësi është edhe motori i kërkimit DuckDuckGo, i krijuar në 2008 për të shmangur gjurmimin e përdoruesit teksa navigon në internet.

Extension
Nëse nuk keni qëllim të ndryshoni mënyrën tuaj të përdorimit të internetit, për të menaxhuar problemet e privatësisë janë krijuar extension. Programues të lehtë për tu instaluar në browserin që keni . Fondacioni “La Electronic Frontier”, një shoqatë që nga 1990 mbron të drejtat e përdoruesve në botën dixhitale, propozon dy: Https Everywhere dhe Privacy Badger. I pari është kompatibël me Firefox, Chrome, dhe Opera dhe kripton komunikimet në faqet ku hyjmë. I dyti bllokon ads dhe sistemet e gjurmimit që mund të instalohen në Opera dhe Firefox.

Please follow and like us: