Albspirit

Media/News/Publishing

Adriana Lima, engjëllushja më e vlefshme e ‘Victoria’s Secret’ (FOTO)

Bukuroshja braziliane punon për këtë shtëpi të veshjeve intime që nga viti 1999 dhe zyrtarisht është engjëllushja me stazhin më të gjatë të punës me këtë firmë.

Adriana Lima është kurorëzuar si engjëllushja më e vlefshme e shtëpisë së modës ‘Victoria’s Secret’. Bukuroshja braziliane punon për këtë shtëpi të veshjeve intime që nga viti 1999 dhe zyrtarisht është engjëllushja me stazhin më të gjatë të punës me këtë firmë. Ajo gjithashtu është mjaft e kërkuar për fushata të modës dhe paraqitje në pista të modës, duke pozuar për firmat e famshme si ‘Fendi’, ‘Vesace’ dhe ‘Miu Miu’.

Përveç kësaj, Adriana ka zbukuruar edhe kopertinat e shumë revistave, përfshirë edhe ‘Vogue’ dhe ‘Marie Claire’. Por ajo që e bënë edhe më të veçantë, është ndikimi i saj në mediat sociale. Kompania analitike ‘D’Marie’ ka studiuar ndjekësit e engjëllusheve të ‘Victoria’s Secret’ në internet dhe ka ardhur në përfundim se 35-vjeçarja është më e vlerësuara. Menjëherë pas saj vjen bashkëkombësja e saj Alessandra Ambrosio, e cila i është bashkuar këtij brendi në vitin 2005 dhe gjithashtu konsiderohet si njëra nga top-modelet e kësaj firme.

Në pozitën e tretë është supermodelja e re e kësaj firme, Taylor Hill 20-vjeçe, e cila si engjëllushe është nga viti 2015. E katërta është  23-vjeçarja Josephine Skriver, e cila është pjesë e ‘Victoria’s Secret’ nga viti 2013. E pesta është Lily Aldridge 31-vjeçe e cila është bashkuar në vitin 2011.

 

Please follow and like us: