Albspirit

Media/News/Publishing

Kokëdhima flet për Ramën, Nanon dhe Berishën

Themeluesi dhe drejtuesi i Lëvizjes për Reformimin e Partisë Socialiste, Koço Kokëdhima, në intervistën e tij për emisionin “Fakt”, foli edhe për marrëdhënien e tij me kryeministrin Edi Rama. “Unë e kam mbështetur Edi Ramën në karrierën e tij politike, jo i nisur nga ndonjë ide për ndonjë lojë miqsh. Kam qenë afër PS-së dhe afër zhvillimeve në PS-së. Do të mbetem në zhvillim të Partisë Socialiste dhe të së majtës së bashkuar”, u shpreh Kokëdhima. Ai shtoi se në politikë e kishte bërë të qartë distancën mes miqve. “Në politikë kam bërë distancën shumë të qartë, pasi jemi për interesat e njerëzve të thjeshtë. Kurrë unë nuk përfshihem në luftra personale me askënd. Kurrë nuk i dua të keqen askujt”, u shpreh Kokëdhima.

Themeluesi dhe drejtuesi i Lëvizjes për Reformimin e Partisë Socialiste, Koço Kokëdhima, foli në intervistën e tij në “Fakt” edhe për ish-kryeministrin socialist, Fatos Nano, duke vlerësuar dorëheqjet e tij. “Fatos Nano është i vetmi person që e ka njohur dhe e ka zbatuar institucionin e dorëheqjes dhe përgjegjësisë për këtë çështje. Ndërkohë që Saliu është modeli që kurrë nuk ka marrë përgjegjësitë e humbjes. Ka bërë sikur ka ikur dhe aty është. E ka marrë peng edhe Partinë Demokratike, e mban peng edhe lidershipin e ri dhe nuk i lë të bëjnë progres dhe të reformohen. E mban atë moçalin e tij”, tha Kokëdhima.

Politikani Koço Kokëdhima foli, gjatë intervistës në emisionin “Fakt” edhe për Sali Berishën dhe qeverisjen e tij. “Në kuptimin personal unë nuk kam asnjë ndjeshmëri armiqësore ndaj tij, ndaj njerëzve të tij, ndaj familjes së tij”, tha Kokëdhima. Ai e kritikoi qeverisjen e ish-kryeministrit demokrat. “Mendoj se ai ka faje dhe mëkate shumë të rënda, ka përgjegjësi shumë të rënda, ka gabime që do të ndikojnë në jetën e Shqipërisë minimalisht edhe 50 vitet e ardhshme. Ai instaloi për herë të parë kulturën e vjedhjes së zgjedhjeve, trafikimit të votës, vjedhjen e votës, këtë lloj degjenerimi të sistemit”, tha Kokëdhima.

Please follow and like us: