Albspirit

Media/News/Publishing

Vdes në moshën 82 vjeçare ish Presidenti i Iranit Akbar Hashemi Rafsanjani

Ish-Presidenti i Iranit, Akbar Hashemi Rafsanjani ka vdekur në moshën 82 vjeçare bëjnë të ditur mediat vendase.

Rafsanjani, i cili shërbeu si president nga viti 1989 deri në vitin 1997, ishte një ndër politikanët  që ka luajtur shpesh lojtarin  kryesor në politikën e trazuar të vendit.

Agjencia zyrtare e lajmeve IRNA njoftoi të dielën se Rafsanjani u dërgua në një spital publik në veri të Teheranit.

Agjencia e lajmeve gjysmë zyrtare ISNA citon Mohammad Hashemin, vëllain e tij, të ketë thënë se Rafsanjani ishte në gjendje të mirë.

Please follow and like us: