Albspirit

Media/News/Publishing

‘Më zuri gjumi në makinë, por shoferi shqiptar më preku dhe…’ Rrëfimi i studentes zvicerane

Një shqiptar, shofer taksie, është dënuar së fundmi me dhjetë muaj heqje lirie dhe një gjobë dëmshpërblimi prej 3000 frangash, pasi u akuzua nga një studente zvicerane se e ka ngacmuar seksualisht, teksa udhëtonte me të në makinë.

Ngjarja

Ngjarja daton më 31 gusht 2015. Një studente, sot, 27 vjeçe, lajmëroi një taksi teksa ishte në një restorant në Zyrih, ku kishte festuar deri në orët e para të mëngjesit.

Siç shkruan media zvicerane “ZZ”, ajo ishte ulur në sediljen e përparme të veturës, rreth orës 6.00, në gjendje të dehur.

E përgjumur siç ishte, kishte kërkuar që të shkojë në shtëpi sa më shpejt. Në sediljen pranë shoferit 39-vjeçar, raportohet se vajzën e kishte zënë gjumë, kur papritmas ndjen dorën e taksistit që prekte trupin e saj. E reja ishte veshur me pantallona të shkurtra. Në ato momente, ai heq dorën dhe i kërkon falje klientes, duke i premtuar që do e dërgonte falas deri në shtëpi. E gjithë kjo, nëse ajo nuk lajmëronte policinë.

Por, studentja kishte filluar të bërtiste dhe sulmoi taksistin, deri sa ky i fundit ndaloi makinën dhe  nxori jashtë vajzën.

Shumë e dehur për një denoncim

Pak më vonë, ata takohen sërish në polici, por policia ia refuzon padinë studentes për shkak se ishte nën efektin e alkoolit. Vetëm disa muaj më vonë, ajo shkoi sërish në polici për të paditur taksistin.

Nga agresor në viktimë

Taksisti me origjinë nga Kosova, pretendon të kundërtën. Sipas tij, 27-vjeçarja ishte e para që e kishte prekur atë. Ai madje i kishte thënë tre herë ti largonte këmbët, që i kishte vendosur pranë timonit të veturës. Pasi ajo s’kishte marrë ‘vesh me fjalë’, ai tentoi t’ia largojë këmbët me dorë. Këtu, vajza kishte filluar të jetë mjaft agresive dhe e sulmoi taksistin.

“Ajo e theu edhe dritën e taksisë dhe lajmërova shefin. Shkuam së bashku me shefin në polici. Aspak nuk e kam prekur me epsh në këmbë dhe as nuk i premtova lëvizje gratis,” tha shqiptari.

Megjithatë, në pjesët e brendshme të pantallonave të shkurtra janë gjetur gjurmët e ADN-së së tij. Babai i dy fëmijëve dhe i martuar nuk di të sqarojë se nga ka ardhur kjo, duke e quajtur një kurth të mundshëm.

Kjo ka bindur gjykatën për ta dënuar shqiptarin me dhjetë muaj heqje lirie dhe gjobë dëmshpërblimi prej 3000 frangash.

Please follow and like us: