Albspirit

Media/News/Publishing

Organizatat humanitare bashkohen për të ndaluar Presidentin Trump të dëbojë emigrantët

 

Shumë shoqata të të drejtave qytetare amerikane, mes të cilave ACLU, sulmuan sot në drejtësi dekretin e Donald Trump që ndalon hyrjen në SHBA të shtetasve nga disa vende myslimane.

Padia kundër presidentit Trump dhe Ministrisë së Sigurisë së Brendshme u dorëzua sot para gjykatës federale të Nju Jorkut nga “American Civil Liberties Union” dhe shoqata të tjera të mbrojtjes së imigrantëve, që synojnë kryesisht lirimin e dy qytetarëve irakianë të ndaluar dje në mbrëmje në aeroportin “JF Kennedy” në saj të dekretit që sapo ishte publikuar.

Please follow and like us: