Albspirit

Media/News/Publishing

Ringjallja e liberalizmit të Luftës së Ftohtë

Mathew Cooper

Disa ditë para se Donald John Trump të betohej si presidenti i 45-të, një pjesë e madhe e vëmendjes u fokusua tek një film 55-vjeçar, “Kandidati Mançurian”. Duke pasur parasysh ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e SHBA-së, natyrisht filmi i Frank Sinatra në lidhje me një komplot sovjetiko-kinez për të instaluar një kukull në Zyrën Ovale nuk kishte si mos tërhiqte vëmendjen në këtë periudhë.

Në janar, “The New York Times” pyeti nëse Trump ishte një kandidat modern Mançurian. Në dhjetor, “Saturday Night,  paraqiti një aktor që imitonte Vladimir Putin, duke i thënë Trump: “. Ju jeni kandidati më i mirë, kandidati më i zgjuar, kandidati Mançurian” ( Unë nuk e di çfarë do të thotë kjo, por tingëllon e madhe ) .

“Kandidati Mançurian”, ishte një dështim komercial dhe u hoq qarkullimi në vitin 1963. (Në film, një kandidat presidencial është vrarë nga një snajper si pjesë e komplotit komunist ( një kumtim i frikshëm i vrasjes së Kenedit.) Filmi përshëndet një nga zakonet liberale të kohës. një nga heronjtë e filmit është anëtar krenar i Bashkimit Amerikan për Liritë Civile.

Sot, shumë vite më vonë, liberalizmi i Luftës se Ftohtë duket të jetë bërë një replikë. Kur Hillary Clinton e quajti “kukull” të Putinit,  Presidentin Trump gjatë debatit të tretë presidencial, disa shikues të moshuar mund të ketë pasur një kthim mbrapa në vitin 1960, kur Kennedy u zhvendos në të djathtën e  Riçard Nixon, duke komentuar linjën e vështirë të “hendekut të raketave” me Moskën ( që më vonë doli të jetë një mit) dhe kërcënimet kineze kundër dy ishujve të në ngushticën e Tajvanit. Po kështu, demokratët kanë qenë të ngarkuar për të shqyrtuar sulmet kibernetike ruse ndaj partisë së tyre dhe emaileve private të kryetarit të fushatës se Hillary Clintos,  John Podestas, si dhe disa telefonata shumë të dyshimta mes zyrtarëve të fushatës dhe Moskës.

Gjithashtu, është thënë se John Lewis, senatori xhorxhian bojkotoi inaugurimin e Trump për shkak të ndërhyrjes ruse dhe jo për shkak të ndalimit të përkohshëm të emigracionit mysliman. Nëse një “pëllumb” si Lewis është duke u përplasur me Moskën, diçka po ndryshon në mesin e demokratëve.

Nëse jeni rritur në vitet ’70 apo ’80, është e lehtë t’i mendoni demokratët si “partia  e paqes”, por për pjesën më të madhe shekullit të 20, ata ishin “skifterët”.

Woodrow Wilson udhëhoqi kombin në Luftën e Parë Botërore , Franklin ndihmoi aleatët e Amerikës kundër Adolf Hitlerit në një kohë kur Partia Republikane u identifikua si e izoluar dhe nacionaliste.

Por nuk ishin vetëm politikanët ata që kryesuan liberalizmin anti-komunizmin. Liberalët Luftës së Ftohtë përfshinin krerët e sindikatave si Ualter Reuther dhe intelektualë si historiani Arthur Sçlesinger Jr, teologu Reinhold Niebuhr dhe diplomati Xhorxh Kenan.

Pika kulminante e liberalizmit të Luftës së Ftohtë ishte Vietnami. Në fund të fundit, Kennedy kishte zhytur Amerikën në “moçal” dhe  pasardhësi i tij, Lyndon B. Johnson, zgjeroi përfshirjen e SHBA-së në mënyrë dramatike. Lufta çoi në protesta masive kundër sekretarit të mbrojtjes, Robert McNamara dhe udhëheqësve të tjerë liberalë.

Por sapo kujtimet e Vietnamit u venitën, impulset agresive të demokratëve u ringjallën sërish. Në vitet 1990, disa konservatorë shtynë Presidenti  Bill Clinton për të ndërhyrë në Ballkan dhe për të ndaluar agresionin serb kundër myslimanëve. Pas sulmeve të 11 shtatorit, vetëm një kongresmen demokrat kundërshtoi përdorimin e forcës në Afganistan. Liberalët janë ndarë gjatë luftës në Irak, por pastaj senatorët Hillary Clinton  John Kerry (ë cilët do të bëheshin sekretare shteti në administratën e Barack Obamas) dhe Joe Biden (zëvëndespresidenti i famshëm) votuan pro autorizimit të përdorimit të forcës.

Por ka dallime të mëdha mes luftëtarëve liberale të Luftës se Ftohtë dhe demokratëve të sotëm anti-Putin. Së pari, sfida ruse është mendjengushtë. Putinizmi, nëse ekziston një gjë e tillë, nuk bën apel ndërkombëtar. Kjo është një shprehje e nacionalizmit rus, një “nofkë” për oligarkët, sidomos ata anti-homoseksual.

“Putinizmi” ka ngjashmëri me partitë nacionaliste anti-emigracionit si Partia e Pavarësisë në Mbretërinë e Bashkuar, apo Fronti Kombëtar në Francë, por nuk ka lidhje komunizmin. Së dyti, edhe demokratët që janë duke ndërmarrë një linjë të ashpër ndaj Putin nuk priren të jenë më intervencioniste. Për shembull, ata nuk janë duke këmbëngulur për një ndërhyrje ushtarake në Pekin, e cila është duke ndërtuar ishuj artificial në Detin e Kinës Jugore, pavarësisht  kundërshtimit të Japonisë, Vietnamit, Filipineve dhe SHBA-së

Në çështje si përballja me mbështetjen e zjarrtë të Putin për Sirinë, demokratët janë të ndarë. Disa, si Hillary Clinton, favorizojnë një qëndrim më të ashpër kundër regjimit brutal të Bashar al-Assad, ndërsa të tjerë, si Biden ishin kundër mbështetjes së kryengritësve.

Megjithatë, kjo tendosje agresive e liberalizmit të Luftës së Ftohtë mund të jetë në gjumë, por nuk ka vdekur.

Një tipar i liberalëve Luftës së Ftohtë që mund të jetë i aplikueshëm në epokën Trump është besimi i thellë në aleancat me Evropën dhe faktit që Amerika nuk mund t’ia dali e vetme. Konservatorët e Luftës së Ftohtë ishin teoricienët me shovinist në politikë.

James Burnham njëherë deklaroi: “E vërteta është se e vetmja alternativë për të perandorinë komuniste botërore është Perandoria amerikane, e cila do të jetë e aftë për të ushtruar kontroll vendimtar në botë, edhe nëse nuk do të ketë kufij formalë botërore.

Por Truman goditi me një ton ndryshe:” Ne të gjithë duhet të pranojmë, pa marrë parasysh sa e madhe forca jonë, se duhet t’ia mohojmë vetes licencën për të bërë gjithmonë atë që dëshirojmë”.

Kjo tingëllon si një mësim i mirë për Trump, i cili mendon se Amerika duhet të fukësohet tek nafta e Irakut dhe të injorojë pasojat globale mbi çështje të tilla si ndryshimi i klimës.

Amerika që vepron si një perandori arrogante, imperialiste, nuk është pjesë e komplotit të “Kandidatit Mançurian. Por është ende e tmerrshme, si për SHBA-në ashtu dhe për botën.

Please follow and like us: