Albspirit

Media/News/Publishing

Largohet De Biasi? Duka befason të gjithë me përgjigjen e tij

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka e ka vlerësuar si shumë të merituar nderimin me titullin “Cavaliere” të Ganni de Biasit nga shteti italian.

Por i pyetur nga “Panorama Sport” për rinovimin e mundshëm, Duka ka befasuar duke evituar të përgjigjet direkt për këtë temë.

Numri një i Federatës Shqiptare të Futbollit i është devijuar pyetjes por ka folur për mundësinë e një fitoreje kundër Italisë.

“Tashmë jemi në kualifikueset e Botërorit dhe ajo që duhet të mendojmë është ndeshja e radhës. Unë uroj që ky titull të motivojë edhe trajnerin për të dhënë maksimumin, të gjithë ekipin, dhe të dëmtojnë atë që i ka dhënë titullin sportivisht, që ne të fitojmë kundër Italisë”, u shpreh Duka.

Please follow and like us: