Albspirit

Media/News/Publishing

Basha sulmon OJF-të e çadrës së Vettingut

Teksa ka përsëritur se opozita do ta votojë vettingun një ditë pasi të vendoset qeveria teknike, kreu i PD-së Lulzim Basha, nga “Çadrën e Lirisë” ka sulmuar shoqatat që kanë iniciuar mbledhjen e firmave pro vettingut.

Sipas liderit të opozitës, këto shoqata funksionojnë në bazë të interesave dhe xhepave të tyre, dhe jo në të mirë të shiptarëve. Basha solli në vëmendje heshtjen e këtyre shoqatave OJF dhe OJQ kur Parlamenti mbushej me kriminelë, Shqipëria me drogë, dhe krimi ngrihej në pushtet. Sipas Bashës, këto shoqata marrin fonde milionëshe nga donatorët dhe taksat e qytetarëve shqiptarë për t’i bërë fasadë qeverisë.

Politizimin e kësaj nisme dhe këtyre shoqatave Basha e shpjegoi me ardhjen e Tahirit apo të Veliajt për të firmosur, të cilët ashtu sikurse Rama, nuk e duan vettingun, pasi një gjyqësor dhe prokurori e drejtë nuk do të mund t’i fshihte krimet për të cilët opozita i bën përgjegjës, Rama me kriminelët dhe kanabizimin, Tahiri me Habiljat dhe Veliaj me Gjoklajn.

Please follow and like us: