“Soros ka ndikuar në politikën shqiptare nëpërmjet ambasadorëve”

Gazetari Berat Buzhala, në studion e emisionit Opinion ka deklaruar se Soros është shfrytëzuar prej një elite politike si njeriu që kishte lidhje të ngushta me Hillary Clinton dhe administratën Obama.

Buzhala tha se janë shpenzuar miliona euro për të lobuar tek administrata Obama dhe një prej tyre që mund të shfrytëzohej si lobist mund të ishte George Soros.

Sipas tij, Soros ka një ndikim të madh në SHBA dhe kjo u vu re pas fitores së Donald Trump, ku pjesa më e madhe e protestave në SHBA, sipas mediave, ishin organizuar nga ai.

Më tej, Buzhala, nënvizoi se Soros është keqpërdorur jashtëzakonisht shumë, por edhe nuk ka luajtur ndonjë rol konstruktiv madje ndikimi i tij ka ardhur nëpërmjet ambasadorëve.

“Soros ka një filozofi interesante, pak a shumë, si dy ekipe futbolli që po luajnë, ku një lajtoar vendos bast që ka për të humbur ekipi i tij ose ka për të fituar, por ai bast është i ndaluar. Ti nuk mund të vendosësh bast kur je vetë lojtar në lojë. Soros është edhe lojtar, sepse miliardat apo milionat e tij janë realizuar nëpërmjet spekulimeve. Fillimisht destabilizon situatën dhe më pas përfiton nëpërmjet këtij destabilizimi”.