Albspirit

Media/News/Publishing

Era Istrefi rikthehet në top-listën e “Billboard”

Këngëtarja kosovare Era Istrefi po vazhdon të shijojë suksesin e këngës së saj të parë të publikuar në tregun botëror nga “Ultra Music”

Në garën “Hot Dance/Electronic”, Era është radhitur e 45-ta, me këngën e saj “Redrum”, së bashku me Felix Snow.

Kjo është hyrja e dytë e Era Istrefit, shqiptares nga Kosova siç i është referuar edhe “Billbord”, pas vendit të 13-të që e kishte zënë në korrik të vitit të kaluar, me këngën “Bonbon”.

“Redrum” deri tani ka mbi 8 milionë klikime, kurse 1 mijë shkarkime të shitura.

“Billboard”, përveç se ka shkruar për Era Istrefin, ka shkruar edhe për producentin Giorgio Morder, i cili ka hyrë për herë të parë në toplistën “Dance/Mix Show Airplay”, duke u radhitur në vendin e 32-të, me këngën “Good for Me”.

Një pjesë të tekstit ia ka kushtuar edhe Yellow Claw, i cili qëndron katër pozita më lart së Era. Në tabelën e toplistës për “Hot Dance/Electronic” Vlaw është radhitur në vendin e 41-të. /Insajderi/

Please follow and like us: