Albspirit

Media/News/Publishing

Fatmir Xhafaj, hetues në kohën e Enverit

 

Pas një demonstrimi të gjatë dhe paqësor të Partisë Demokratike për krijimin e një qeveri teknike që do garanatonte zgjedhjet e lira parlamentare, Edi Rama ka bërë një ndryshim kabineti, duke sjellë katër emra të rinj: Fatmir Xhafën (Ministër i Punëve të Brendshme), Olta Xhaçkën (Ministër i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë), Eduard Shalësin (Ministër Shteti për Çështjet Vendore) dhe Ogerta Manastirliun (Ministër i Shëndetësisë). Natyrisht se ky ndryshim kabineti nuk e zgjidh ngërçin politik dhe nuk e detyron minorancën të prirë nga PD që të kthehet në institucione, të vijojë jetën normale parlamentare dhe të marrë përgjegjësitë e veta opozitare.

Pa u ndalur në tri kandidaturat e reja që nuk kanë ndonjë lidhje me të shkuarën, do të veçonim njërin pej tyre, Fatmir Xhafën që i besohet posti i rëndësishëm i Ministrit të Brendshëm. Pikërisht me këtë kandidaturë Rama duket se e ka thelluar edhe më tej konfliktin që ka me demokratët sepse ‘hedh në erë’ edhe ligjin për dekriminalizimin, edhe reformën në drejtësi, edhe atë për Vettingun, etj. Po të lexosh CV zyrtare të vetëdeklaruar nga kandidati për Ministër i Brendshëm do të vëresh shumë pasaktësi. Në këtë CV, ndër të tjera thuhet për veprimtarinë profesionale:

  • 1982-1986: Jurist në sistemin e drejtësisë (këshilltar ligjor, gjyqtar)
  • 1986-1992: Funksionar në organizatat rinore dhe shoqërore.
  • 1992-1994: Profesion i lirë; jurist, avokat.
  • 1994-1997: Konsulent ligjor. Administrator në shoqëri të përbashkët konsulence.
  • 1999-2001: Jurist në profesion të lirë. Avokat: Studio Ligjore.

(https://www.parlament.al/deputet/fatmir-xhafaj/)

Sipas ligjit të dekriminalizimit kandidati për Ministër i Brendshëm ka fshehur të dhënat e veta personale sepse aty ku thuhet “jurist në sistemin e drejtësisë” duhej të shkruante hetues në rrethin e Krujës. Po ashtu aty ku thuhet funksionar në organizatat shoqërore duhej shkruar sekretar i parë i BRPSH të Tiranës dhe anëtar i Byrosë së KQ të BRPSH, që praktikat hetuesore i ka përdorur edhe ndaj kryeministrit aktual që asokohe, pedagog në Institutine e Lartë të Arteve, spikaste për prirje anarkiste dhe mendime anti-diktaturë. Natyrisht jo për faj të tij, por për gjithçka që dihet botërisht, një pjestar i familjes të kandidatit për Ministër i Brendshëm është i përfshirë në trafik ndërkombëtar droge, çka do të detyronte që i propozuari të mos e pranonte këtë post të lartë publik.

P.S.: Fotografia me Enver Hoxhën është vetëm maja e ajsbergut e kandidatit të propozuar për Ministër i Brendshëm

/alb-spirit.com/

 

 

 

Please follow and like us: