Albspirit

Media/News/Publishing

Rama në Grupin e PS: Ka edhe ministra të tjerë që duhen hequr

 

 

Kryeministri Edi Rama është i pakënaqur nga puna e disa ministrave.

Këtë fakt ai e ka shprehur hapur gjatë mbledhjes së Grupit parlamentar të PS-së mesditën e sotme, ku ka deklaruar se ka edhe ministra të tjerë që duhen hequr.

Pasi ka informuar grupi për ndryshimet në kabinet, Rama u ka kërkuar të shpërndahen nëpër qarqe të dalin në terren për fushatën

“Ka edhe ministra të tjerë që duhen hequr. Për shkak të specifikave të punës së tyre në terren nuk janë lëvizur këta ministra”, mësohet të ketë thënë Rama.

Gjithashtu mësohet se i ka kërkuar të mos lëvizin me fuoristradë, por të dalin në këmbë në terren.

Please follow and like us: