Albspirit

Media/News/Publishing

Basha te Mziu: Rrugëve më mirë emra që përfaqësojnë lirinë sesa xhelatësh të komunizmit

Basha ka lënë “çadrën e lirisë” ditën e sotme dhe ka zhvilluar një takim në qytetin e Kamzës.

Shkak është bërë inagurimi i një bulevardi nga kryetari bashkisë Kamëz Xhelal Mziu me emrin Donald Trump.

Kryetari i bashkisë Kamëz ka bërë paralelizma midis ardhjes së Trup në pushtet dhe Bashës si kryeministër i ardhshëm.

Ndihem krenar që ky bulevard ka emrin e “Donald Trump” dhe fryma ka filluar nga Kamza sic filloi fryma me fitoren tij në Amerikë. E njëjta situatë ka filluar nga Kamza, tek Republika e re, qytetarët e Kamzës mezi presin që në zgjedhjet e tanishme që do zhvillohen ju të konfirmoni fitoren”, tha Mziu.

Ndërsa Basha tha se është më mirë që rrugëve e shkollave tu vihen emra që përfaqësojën demokracinë sesa emra të xhelatëve e kriminelëve të komunizmit.

Kjo deklaratë e Bashës vjen në një kohë kur vetë Basha sëbashku më të tjerë kanë lëshur një sërë akuzash ndaj ministrit të brendshëm të sapozgjedhur, Fatmir Xhafaj.

Më mirë emrin e lirisë e demokracisë që përfaqëson Donald Trump sesa emrat e xhelatëve e kriminelëve të komunizmit që mbajnë rrugët e shkollat tona. Se Mziu është njeriu që e do lirinë, demokracinë ndaj e sulmojnë më shumë nga të gjithë. Para disa muajsh me guximin e të korruptuarit, të droguarit dhe të inkriminuarit, Edi Rama vendosi të sulmojë Presidentin amerikan. E bëri këtë i nxitur jo nga interesat kombëtare por ato personale. Dy ditë më parë kur mbarë Shqipëria e mori vesh gjestin tuaj për të emëruar këtë rrugë për presidentin amerikan u hodhën në sulm konet e tij. Harron se ai vetë dhe paraardhësit e tij kanë emëruar rrugët e sheshet e shqiptarëve me emra kriminelësh, me emra xhelatësh dhe emra kriminelësh të vrarë në pusitë e krimit të zi.
Ky njeri që tregohet me gisht nga shqiptarët si njeriu që ngriti karrierën e tij në aleancë më krimin e organizuar, ka guximin të sulmojë vendimin tuaj për t’i dhënë këtij bulevardi emrin e kampionit të lirisë. Kjo tregon se sa e thellë është kriza morale e Edi Ramës. E falënderojmë presidentin amerikan Donald Trump.”,
tha Basha.

Please follow and like us: