Albspirit

Media/News/Publishing

Rusi, lirohet nga burgu lideri opozitar Alexei Navalny

Blogeri dhe opozitari Alexei Navalny i është rikthyer lirisë vetëm dy javë pasi u arrestua në Moskë.   Ai u ndalua pasi u akuzua për organizim në mënyrë të paligjshme të protestave kundër qeverisë ruse.
Në 26 mars shumë qytetarë të kryesuar nga kundërshtari i Putin Navalny organizuan protesta në shumë qytete ruse për të kundërshtuar korrupsionin në vend. Por policia u tregua e dhunshme me ta duke arrestuar Navalny dhe jo vetëm. Që në fillim autoritetet i cilësuan protestat të paligjshme.Ndërkohë në parlamentin rus po diskutohet një projekt-ligj mbi ndalimin e përdorimit të rrjeteve sociale në organizimin e protestave të pautorizuara.Sipas autorit të projektit synohet që të zgjidhet problem i faqeve, mediave të rreme.

Please follow and like us: