Albspirit

Media/News/Publishing

Liderët e BE-së miratojnë strategjinë për Brexit

Liderët e Bashkimit Evropian kanë rënë dakord me udhëzimet për negociatat e bllokut me Britaninë, për ndaljen nga Bashkimi Evropian, ka thënë presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk.

“Udhëzimet janë miratuar unanimisht. BE është gati për nisjen e bisedimeve për Brexit”, ka shkruar Tusk në Twitter, pak kohë pasi nisi samiti i liderëve të BE-së.

Negociatori i BE-së për Brexit, Michel Barnier, pritet që të nis bisedimet për daljen e Britanisë nga blloku në qershor, pasi Britania të mbajë zgjedhjet parlamentare.

“Jemi gati, – ka thënë Branier. – Ne jemi së bashku”, ka shtuar ai.

Please follow and like us: