Albspirit

Media/News/Publishing

Dështimi i negociatave, ambasadori Lu takim me Ramën në Kryeministri

Pak orë pas përfundimit pa sukses të tryezës së dytë të negociatave Rama-Basha, ambasadori amerikan është parë në ambientet e Kryeministrisë.

Donald Lu u komentua dje në media si personi negociator mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës për takimin e së enjtes mbrëma.

Tryeza e djeshme në Presidencë nuk prodhoi asnjë rezultat ndërsa indirekt palët thanë se nuk kanë përse të dialogohet më.

Kryeministri Rama tha se nuk diskuton asnjë ofertë tjetër veç asaj të bërë publike dhe për më tepër datën e zgjedhjeve.

Ndërkohë, kreu i PD tha dje se një nga pikat që kërkon të negociohet është shtyrja e datës së zgjedhjeve deri në 6 muaj dhe votimi elektronik.

Takimi i sotëm Rama-Lu është i treti brenda 24 orëve të fundit.

Please follow and like us: