Albspirit

Media/News/Publishing

Programi reformator i “Sfidës për Shqipërinë”

Image result for albspirit

Çerçiz Loloçi

 

Lëvizja më e re politike që para pak kohësh u shndërrua në parti politike, pra Partia “Sfida për Shqipërinë” ka hyrë për herë të parë në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare duke sjellë një model dhe mentalitet të ri dhe duke sfiduar tri partitë e vjetra që e kanë zhytur në krizë të gjithanshme gjithë shoqërinë shqiptare për 27 vjet.

Pa marrë ende formë përfundimtare sepse është në proces diskutimi në anëtarësinë e gjerë dhe në 140 kandidatët për deputetë, përbëjnë interes disa propozime të kësaj force poliitke.

Kështu për t’i dhënë një frymëmarrje tjetër ekonomisë, “Sfida për Shqipërinë” propozon reformë thelbësore të sistemit tatimor, favorizim tatimor për familjet dhe inkurajim për mbledhjen e taksave mbi pronën. Favorizimi tatimor nënkupton kredi zbritjeje nga taksat vjetore për çdo individ që jeton në shtëpi dhe është nën 18 vjeç dhe kredi zbritjeje nga taksat vjetor për tatime të skeduara si “të martuar”.

Po në funksion të zhvillimit ekonomik “Sfida për Shqipërinë”  e kushtëzon ndihmën ndaj bashkive me kushtin që ato të jenë në gjendje të mbledhin 80% të taksave vendore. Po ashtu ajo propozon uljen e taksës për biznesin e mesëm dhe të madh, ruajtjen e konkurencës me vendet e rajonit, një strategji ekonomike të bazuar mbi STEM dhe krijimin e zonave “Tax Free Economic Development Zones”.

Risi përbën edhe përfaqësimi politik ku “Sfida për Shqipërinë”  kërkon kufizime mandatesh për politikanët ku kryeministri dhe ministrant vetëm dy mandate, ndërsa deputetët jo më shumë se tre të tilla. Po kështu parlamenti i ri propozohet me 100 deputetë, numërim elektronik të votës dhe mundësisht të arrihet deri te të votimi elektronik.

“Sfida për Shqipërinë”  kërkon që të kriminalizohet abuzimi, vjedhje apo blerja e votës, konfiskim asetesh të pushtetarëve dhe zyrtarëvë me pasuri të pajustifikuar si dhe dhënia e të drejtës për të votuar çdo shqiptari jashtë vendit.

Po në kuadër të përfaqësimit politik “Sfida për Shqipërinë”  ka alternativat e veta edhe në rritjen e pjesëmarrjes së popullit në vendimmarrje. Ajo propozon lehtësim të kryerjes së referendumit duke hequr kufizimet kohore, duke mbledhur vetëm 20 mijë firma për çështje vendore dhe 50 mijë të tilla për problematika kombëtare.

Gjithashtu ndryshimet kushtetuese nuk do të bëhen më nga dy-tre parti, por nëpërmjet referendumit popullor.

Arsimi përbën një preokupacion të veçantë për “Sfida për Shqipërinë” .

Detyrë parësore në këtë fushë do të jetë investimi nga shteti në infrastrukturë dhe trajnimin e mësuesve, investim në Shkencë, Teknologji, Inxhineri e matematikë; program bashkëpunimi me sipërmarrjen dhe universitetet private për ndërtimin e qendrave të ekselencës dhe bursa të plota për studentët e varfër, por me mesatare të lartë.

Në sektorin e Arsimit “Sfida për Shqipërinë”  propozon ngritjen e një sistemi qendror të kredive të buta të vlefshem për institucione publike dhe private; dy filtra për të hyrë në universitet: provim përkatës për degën e specializuar dhe provim i standartizuar për të gjthë studentët (tipi SAT); ndërtimi i rrjetit të shkollave profesionale dhe bashkëpunim i ngushtë me sketorin privat.

Ide konkrete jep Partia “Sfida për Shqipërinë” edhe për koncesionet, të drejtat e punëdhënësit dhe punëmarrësit, administratën publike dhe pronat.

Image result for sfida per shqiperine

 

 

 

 

 

Please follow and like us: