Albspirit

Media/News/Publishing

“Sfida për Shqipërinë” sheh zgjedhjen e Ilir Metës në krye të shtetit si një tjetër pazar mes politikanëve të vjetër

 

“Sfida për Shqipërinë” sheh zgjedhjen e Ilir Metës në krye të shtetit si një tjetër pazar mes politikanëve të vjetër që nuk zgjidhen më por emërojnë njëri-tjetrin. Pozicioni i Presidentit si përfaqësues i unitetit të Kombit po i largohet misionit të tij dhe po bëhet thjeshtë mbrojtje imunitare për problemet politike. Shqipëria po e braktis gjithnjë e më tepër demokracinë.

Tashmë jo vetëm drejtuesit e institucioneve por edhe kreu i shtetit po zgjidhet në tryeza kafenesh apo dreka pazaresh. Përditë e më tëpër shqiptarët po binden se tre partitë e vjetra nuk përfaqësojnë popullin por multimilioneret dhe interesat e tyre në lidhje me politikën. Plani i tyre për të riqarkulluar njëri-tjetrin çdo 4 apo 8 vjet në kurriz të shqiptarëve sjell që cdo qytetar i thjeshtë e sheh Shqipërinë jo si vendin e tyre por të politikanëve. Alternativën e vetme që po i lënë çdo ditë politikanët e vjetër qytetarëve të tyre është ose të largohen nga Shqipëria ose të rrëzojnë me votë të gjithë sistemin e kalbur të krijuar nga PS-PD-LSI.

“Sfida për Shqipërinë” do vazhdojë të jetë çdo ditë hapësirë ku të gjithë qytetarët denoncojnë dhe kundërshtojnë fort aferat në kurriz të demokracisë dhe shqiptarëve. Në zgjedhjet e ardhshme “Sfida” do të kërkojë mbështetjen masive të të gjithë shqiptarëve për shndërruar Shqipërinë një vend më të mirë për të ardhmen e fëmijëve tanë.

Please follow and like us: