Albspirit

Media/News/Publishing

Kamenos në TV Skai: Shumica e popullatës në Maqedoni është shqiptare

Ministri grek i Mbrojtjes Panos Kammenos ka thënë se shumica e popullatës në Maqedoni është shqiptare.

Në një intervistë për TV Skai, ministri grek që vjen nga partia ‘Anexartitoi Ellines’ ka komentuar ngjarjet në kontekstin rajonal dhe qëndrimin e Athinës karshi tyre, përcjell Konica.al.

Ai ka thënë se Forcat e Armatosura të Greqisë janë të gatshme t’i përgjigjen çfarëdo sfide në rajon.

“Greqia nuk e përkrah ndryshimin e kufijve, por nuk do t’i lë të pambrojtura popullatat e krishtera”, ka deklaruar Kammenos.

Sipas tij, siguria më e mirë për Perëndimin është krijimi i një ‘harku të krishterë’ dhe jo të ndihmohet përhapja e grupeve ekstremiste greke.

Ministri grek i Mbrojtjes ka nënvizuar se shumica e popullatës së Maqedonisë është shqiptare, duke shtuar se pala greke nuk do ta ndryshojë qëndrimin e saj për çështjen e emrit.

Duke komentuar marrëdhëniet greko-shqipare, Kammenos ka vlerësuar se Shqipëria duhet ta kuptojë që është në interesin e saj të ketë marrëdhënie të mira me Greqinë.

Ai, madje, ka theksuar se ‘shumica e grupeve ekstremiste islamike po veprojnë brenda Shqipërisë’, por pa përmendur ndonjë dëshmi.

“Ne do të bisedojmë me Shqipërinë për përparimin e saj drejt Evropës, të drejtat e njeriut në Epirin e Veriut, por jo për çështje në kurriz të Greqisë apo në çështje të mbyllura”, ka nënvizuar ministri Kammenos.

Ndaj këtyre deklaratve ka reaguar deputeti i Demokracisë së Re, Giorgios Kumustsakos, i cili në një letër të nënshkruar edhe nga 18 deputetë të partisë opozitare, ka kërkuar nga ministri i Jashtëm Nikos Kotzias që të japë sqarime për deklaratat e Kamenos.

Në këtë letër, ai ka pyetur nëse kryediplomati grek pajtohet me qëndrimet e ministrit të Mbrojtjes dhe nëse krijimi i një ‘harku të krishterë’ është qëndrimi zyrtar i diplomacisë së Athinës.

Please follow and like us: