Rritja e autoritarizmit në proporcion me pabarazinë

Ish – presidenti amerikan Jimmy Carter dhe kandidati për president i demokratëve, Bernie Sanders kanë mbajtur një diskutim në Qendrën Carter ku kanë folur për rritjen e aurotarizmit në botë. Sipas tyre një ndër shkaqet e zgjerimit të kësaj dukurie është rritja e pabarazisë, e cila sa vjen dhe po bëhet tipar i kapitalizmit të sotëm.

“Mendoj se rrënjët e invazionit ndaj të drejtave të njeriut paraprin vitin 2016. Fillon më shpejt dhe mendoj se arsyeja ishte pavarazia në të ardhura që është ndjerë te njeriu mesatar, ju e dini mirë, shtresa e mesme që punon shumë dhe e ndershme, e cila ndjen se është mashtruar nga qeveria dhe nga shoqëria dhe se ata nuk përfitojnë të njëjtin kujdes shëndetësor, cilësi arsimimi dhe të njëjtat të drjeta politike”, tha Carter.

Jam dakord me çdo gjë që presidenti Carter tha”, shtoi Sanders. Sinjale për lidhjen mes pabarazisë dhe autoritarizmit të dy politikanët i kanë lexuar edhe në rastin e Francës ku mbështetja më e madhe për radikalen Le Pen ishte në zona me papunësi më të madhe. Do të ishte e udhës që ekonomistët, apo sondazhierët të kryenin ndonjë studim analog edhe këtu në Shqipëri ndonëse nuk ka shumë për të kuptuar. Premtimet e socialistëve në vitin 2013 ishin aq joreale saqë vetiu klasifikohen te politikat populiste, të cilat janë një premisë për autoritarizmin.

https://theintercept.com/2017/05/09/jimmy-carter-and-bernie-sanders-expl..