“SFIDA” sfidon PS dhe LSI/ Urdhër administratës të mos dalë në fushatë

Pas denoncimeve të vazhdueshme të partisë “SFIDA”, kryeministri Edi Rama i ka dërguar nje urdhër administrates ku i kërkon që të mos merret me fushatë gjate orarit të punës. Edhe LSI, pas shqetesimit të “SFIDA”-s ka theksuar se punonjësit e shtetit shqiptar nuk duhet të merren me garën politike.

Në fakt administrata ndalohet me ligj që të përfshihet në fushata zgjedhore apo të përdorë mjetet e shtetërore në shërbim të partive politike. Absurdi është kur Kryeministri nxjerr një urdhër ekstra për zbatmin e ligjit, apo LSI i kërkon punonjësve të saj të mos merren me fushatë.

Nëse do ishte vërtetë qëllim në vetvete dhe jo deklarata “sa për sy e faqe”, do mjaftonte që thjeshtë mos ti kërkonin militantëve të tyre thjeshtë të mos e shkelnin këtë ligj. “SFIDA” do monitorojë në mënyrë të vazhdueshme që shteti shqiptar të mos vihet në shërbim të një partie apo një tjetre.

Forca politike SFIDA, e drejtuar nga Gjergj Bojaxhi, do të përfaqësohet në këto zgjedhje në Tiranë nga Gjergj Bojaxhi, Dr. Ermal Hasimja, Blerina Turdiu, Dr. Medlir Mema etj., në zgjedhjet e 18 qershorit, me numrin 6 në fletën e votimit. Ndersa kryetari administrativ Dr. Hektor Ruci nuk kandidon. “Bashkë mundet”, është slogani fushatist i kësaj force politike.