Albspirit

Media/News/Publishing

Vilma Masha: Ka shumë gazetare sportive që janë thjesht për dekor

Është kthyer tashmë e modës që shumica e emisioneve dhe spektakleve, sidomos ato sportive, të drejtohen nga moderatore seksi, tërheqëse, joshëse dhe me forma të lakuara, ndonëse aftësitë në moderim rrallë se dalin në pah.

Pikërisht për këtë është pyetur moderatorja e “Gol pas goli”, Vilma Masha. E ftuar në puntatën e kësaj jave në “Thumb”, Vilma është shprehur: “I kam parë [moderatoret seksi]…vajza të reja, shumë të bukura që dalin në studio televizive, të cilat qëllimin e kanë të qenit dekor. Sepse nuk janë pjesë shumë e rëndësishme e emisionit. Edhe kjo është e vërtetë, e pranojnë ose jo”.

Më pas, ajo vazhdon: “Kur shoh një vajzë të re, e shoh, më pëlqen. Kur kalon pjesën e ekzagjerimit, them: Mos, ka ngatërruar degë!”.

Please follow and like us: