Albspirit

Media/News/Publishing

Manjani-Ramës: Ka edhe buste të gjalla, deri tani kemi shkulur vetëm ato prej guri

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka ironizuar kryeministrin Edi Rama, pas vizitës së këtij të fundit në qytetin e Shkodrës. Manjani e cilëson Ramën si një bust të gjallë për shkak edhe të qëndrimit që ai mbajti sot.

“Ka edhe buste të gjalla! Deri tani kemi shkulur vetëm ato prej guri… Ngul e shkul buste u bë kjo punë”, shkruan Manjani në Tëitter.

Në takimin e sotëm në shkodër, kryeministri Rama ka vazhduar sulmet ndaj kryebashkiakes së Shkodrës Voltana Ademi. Ai u shpreh se ajo e konsideron provokim sa herë ai shkon në Shkodër.

“Isha në Tiranë dhe më thanë që Voltana më kishte marrë prapë nëpër gojë, pyeta pse. Kishte thënë se Edi Rama mos e provoko  Shkodrën, i duket porovokim kur vij unë, kur vij unë ajo zgjohet nga gjumi. Dhe pastaj mora vesh që kishte ngritur një çadër për të penguar këtë takim edhe thoshte është çadra  për ditën ndërkombëtare të familjes.

Tani pyetja ime është ku është çadra? U spostuam dhe nuk erdhëm të provokonim, kështu tallet Voltana me Shkodrën, edhe me ata që e kanë votuar, ju siguroj,  ua them pa asnjë lloj ekzagjerimi, Voltanën nuk e merrja as për magaziniere, kur isha në krye të bashki.  Këtu puna është se PD prej 27 vitesh qeveris Shkodrën. Ka marrë  besimin e shumicës së shkodranëve, lufton me fantazmën e komunizmit, përfiton nga një ndasi jo për të ndihmuar Shkodrën por për të mbajtur pushtetin”, deklaroi Rama.

Please follow and like us: