Albspirit

Media/News/Publishing

Fjalët prekëse të mjekut anestezist: Edhe unë do të vetëvritesha me anestezi nëse…

Apostol Vaso

Vdekja e Blerta Pepës pas një operacioni në gju, ka tronditur opinionin publik dhe shumë persona në rrjete sociale e bënë fajtorë mjekun anestezist edhe pse vet spitali ku ndërroi jetë vajza e mohoi një gjë të tillë duke deklaruar se shkaktarë për këtë vdekje ishte një komplikacion i rradhë që njihet në gjuhën mjekësore si Hipertemia Maligna.

Por në një status në facebook Apostol Vaso, anestezist dhe kolegë i Tefik Zhurdës shkruan se edhe ai do të  vetëvritej me anestezi, sepse këmbimi kokë më kokë me jetën e humbur  sipas mjekut  është e vemtja mënyrë që bluzat e bardha të tregojnë se edhe ata kanë dhëmbushi e vuajtje për cdo njeri që humb jetën në duart e tyre.

Shkrimi në Facebook i anestezistit Apostol Vaso

“Edhe une do te beja te njejten gje qe beri shoku dhe kolegu im i apasionuar, Dr. Tefik Zhurda. Do te vetvritesha me anestezi. Nuk kam mundesi tjeter per te shprehur keqardhjen, hidherimin dhe humbjen qe prinderit e vajzes perjetojne keto momente, vec edhe une te shprehem sic shoku im u shpreh. Nuk ka mundesi tjeter per te sqaruar median dhe opinionin e gjere, rreth trysnise qe ushtrohet ndaj mjekeve dhe vecerisht anestezisteve, vec kembimit koke me koke, me jeten e humbur. Nuk ka mendesi tjeter per tju treguar juve, sa dashuri dhe humanizem, vuajtje dhe dhimbje kemi ne, per cdo njeri te humbur ne punen tone. Nuk ka mundesi tjeter per t’i sqaruar opinionit, se ne cdo vend te botes nje i semure me nje komplikacion te till, eshte e destinuar te kete nje fat te till. Nuk ka mundesi tjeter per ti shprehur madias dhe opinionit publik, se edhe kur ke preparatin, i semuri vdes. Por nuk mund te ndodhi qe mjeku te paragjykohet per humanizmin, profesionalizmin dhe pergjegjesine prinderore, aq sa te bej suicid, qe ta besojne qe nuk eshte sic ju e mendoni. Nuk ka mundesi tjeter qe Tefiku dhe te gjithe koleget e mi,t ju tregojne se, kemi dhuruar gjak per te semuret tane, pa na e kerkuar njeri dhe pa ja thene njeriu, per te shpetuar jeten e te semureve tane, te cilet kane patur nevojen urgjente per gjak dhe me pas jemi kthyer ne pune. Nuk ka mundesi tjeter t’ju tregojme se ne me shume flem ne spitale se sa ne shtepi, qe me shume rrime pa gjume, se sa fleme. Nuk ka mundesi tjeter per te treguar se te gjithe ne, jemi te vetem ne kete beteje te pabarabaret me opinionin dhe shtetin i cili asnjehere nuk na ka mbrojtur. Nuk ka mundesi tjeter per ti treguar opinionit dhe madias qe ne nisemi ne mengjes per ne pune dhe kthehemi ne darke per te sigurar ekzistencen e familjes sone me nje rroge e cila nuk na mjafton dhe jo per te mbytur njerez. Nuk ka mundesi tjeter per te perballuar fjalen helm te medias, cila duke e menduar mire dhe me cinizem thote, qe anestezisti kishte mbidozuar preparatet e anestezise. Nuk ka mundesi tjeter te spjegojemi, qe pas cdo te semuri qe ne anestezojme, kemi nga mbrapa ligjin dhe gjykaten dhe gjithmone kemi qene te paragjykuar, per mos humanizem. Nuk ka mundesi tjeter qe tju themi:  Njerez ju duam shume dhe ne jemi dite e nate ne roje te shendetit tuaj, madje duke dhene dhe jeten tone, qe ta kuptoni dashurine dhe pasionin tone per kete mison. Nuk ka mundesi tjeter tju themi: Njerez ne jeten tone e kemi per Ju”.

Please follow and like us: