Holanda vendos ekstradimin e Arben Frrokut

Holanda ka vendosur ekstradimin e Arben Frrokut në Shqipëri. Gjykata e Lartë holandeze ka refuzuar kërkesën e Frrokut për të qëndruar në këtë shtet, pasi sipas tij në Shqipëri i është bërë një gjyq politik. Gati një vit pas arrestimit të Frrokut drejtësia Holandeze, ka pranuar kërkesën e palës shqiptare për ekstradimin e Frrokut drejt Shqipërisë-raporton shqiptarja.com

Pas këtij vendimi, i dënuari me burgim të përjetshëm pritet të ekstradohet drejt vendit tonë, ku do të vuajë dënimin me burgim të përjetshëm. Këtë dënim Frroku e ka marë nga Gjykata e Apelit për Krime të Rënda, për vrasjen e ish-kryekomisarit Dritan Lamaj. Për këtë vrasje gjykata e Krimeve të Rënda e e kishte shpallur të pafajshëm Frrokun, icili 6 dite pas lirimit u largua jashte vendit me identitetin e rremë Renato Tsepa.