Albspirit

Media/News/Publishing

Kryeministri dhe zv.kryeministrja janë në gjyq me njëri tjetrin

Ledina Mandija do të jetë zv/kryeministrja e vendit të paktën deri në muajin shtator kur është edhe afati i krijimit të qeverisë së re.

Por 43-vjeçarja është një “njohje e vjetër” e kreut të ekzekutivit për shkak se ai e ka shkarkuar atë, menjëherë pasi Partia Socialiste erdhi në pushtet në vitin 2013.

Ledina Mandija ka mbajtur detyrën e Avokatit të Shtetit nga viti 2007 deri më 7 tetor 2013, kur kryeministri Edi Rama ka firmosur largimin nga detyra.

Por ish Avokatja e Shtetit ka një llogari të hapur me kryeministrin Edi Rama, të cilin e ka paditur në gjykatë për shkarkimin. Padija është dorëzuar në Gjykatën Administrative, ku ajo kërkon rikthimin në detyrë dhe dëmshpërblimin me paga për kohën që ka qenë pa punë. Megjithëse Mandia është emëruar zv.kryeministre gjyqi mes saj dhe Edi Ramës është ende i hapur dhe vazhdon në gjykatë.

Padia e Mandijës ka kaluar në një kalvar të gjatë dhe ka përfunduar edhe në Gjykatën e Lartë vetëm për shkak të procedurës gjyqësore.

Në shkallën e parë ka fituar Mandija. Në shkallën e dytë, ajo ka humbur. Kështu, çështja ka përfunduar në Gjykatën e Lartë ku Ledina Mandija e ka fituar përballjen proceduriale me Edi Ramën. Në këtë pikë, çështja është kthyer sërish në Administrative./Gsh.al/.

Please follow and like us: