Rruga e shkodranëve në Beograd, e kopjuar nga ajo “Kol Idromeno” në Shkodër

Historiani dhe  Restauratori në Qendrën e Studimeve Albanologjike në Shqipëri, Frederik Stamati, sjell në vëmendje  një ndodhi historike që lidhet me qytetin e Shkodrës.

Gjatë një udhëtimi në Beograd, ai na prezanton me rrugën e shkodranëve në Beograd.

“Një variant i ekzistencës së kësaj rruge atje është se disa beogradas kanë qenë në Shkodër nga fillimet e shek XX, kanë parë rrugën “Kol Idromeno”, u ka pëlqyer dhe deshën që ta kishin edhe ata një të tillë “tregon Stamati.

Dhe kështu u ndërtua rruga “Skadarlija”.

Në një guidë të Beogradit thuhet se kuartieri i famshëm bohemian Skadarlija është ndërtuar në fund të shek XIX dhe fillimit te shek XX, në atë kohë kur tavernat u bënë vend takimesh  të emrave më të famshëm kulturorë të Beogradit.

Skadarlija, shpesh here krahasohet me Montmartrene e Parisit për paraqitjen, gëzimin, gjallërinë dhe atmosferën kreative.