‘Pjeshka’ nga Përmeti i këndon LRI-së në një mënyrë që s’e besoni…

Janë të shumtë të rinjtë që kryesisht për të përfituar një vend pune në administratë, detyrohen të anëtarësohen pranë Lëvizjes Socialiste për Integrim. Por me sa duket një pjesë e mirë e tyre ka pësuar edhe lavazh truri. Skena që do të shikoni më poshtë është për të vënë duart në kokë. Një vajzë e cila mendohet se është nga Përmeti, është ngritur në këmbë në mes të autobusit që po i dërgon në Tiranë dhe po këndon një këngë me iso-polifoni për kryetarin e tyre të degës së Përmetit dhe për Lëvizjen Rinore për Integrim. Më tej në kor i bashkohet edhe pjesa tjetër e të rinjve. Vini re me kujdes tekstin plot “furça” që këndon vajza. Mendohet se kjo video nuk ka shumë ditë që është realizuar dhe është filmuar gjatë kohës që të rinjtë e LRI Përmet po udhëtonin drejt kryeqytetit./JOQ/