Princesha heq dorë nga froni për shkak të dashurisë 

Ndoshta duket si diçka që e kemi dëgjuar nëpër përrallat me princa dhe princesha, ku dashuri triumfonte ndaj çdo gjëje, por këtë herë nuk është një përrallë. Princesha e Japonisë, Marko Akishino, mbesa 25-vjeçare e perandorit Akihito dhe e bija e princit Akishino, ka hequr dorë nga froni për shkak të dashurisë. Princesha 25-vjeçare ka vendosur të lidhi kurorë me një student të sapodiplomuar, Kei Komuro, ish-shoku i saj i shkollës. Duke u martuar me “princin e saj të kaltër”, princesha  humb çdo të drejtë mbretërore dhe pas lidhjes së kurorës mes çiftit të ri, 25-vjeçares do t’i duhet të nisë një jetë të re, si një person i thjesht.