Albspirit

Media/News/Publishing

FOTO/ Nënshkruan me Interin? Spalletti kërkon të transferojë këtë superlojtar

Trajneri aktual i Romës, Luciano Spalletti çdo ditë dhe më shumë është pranë drejtimit të Interit.

Por mediat italiane raportojnë se Spalletti te Interi dëshiron të transferojë Kevin Strootman ose Radja Nainggolan, shkruan “Football-Italia”.

Sipas burimeve të gazetës “Gazzetta dello Sport”, Spalletti kërkon me çdo kusht të sjellë një prej mesfushorëve të tij.

Kevin Strootman shihet si opsioni më pak i mundshëm, pasi ai gojarisht ka rënë dakord për rinovimin e kontratës me Romën deri në vitin 2021.

Ndërsa Radja Nainggolan shihet si favoriti kryesor për tu transferua te skuadra zikaltër.

Kujtojmë që Spalletti në fund të sezonit i përfundon kontrata me Romën.

Please follow and like us: