Facebook e Google dominojnë trafikun në ueb, por jo për gjëra të njëjta

Google për shumë vite me radhë ka dominuar në trafikun në ueb, por tani Facebook dominon në disa kategori të kërkimeve në bazë të artikujve, transmeton koha.net.

Facebook kryeson në drejtimin e përdoruesve të ueb faqeve te artikujt e rinj, ashtu siç e shfaq kjo foto e bërë nga ‘Statista’, bazuar në analizat e kërkimeve nga firma Parse.ly.

Google ende dominon në disa lloje të caktuara të artikujve.

Artikujt për teknologji, sport e biznes duket se më shumë kërkohen në gjigantin e kërkimit Google, ndërsa Facebook dominon për artikujt si lifestyle e argëtim.

Afër 80 për qind e trafikut në ueb dominohet vetëm nga këto dy kompani sipas hulumtimit.