Albspirit

Media/News/Publishing

“Your Song”, publikohet kënga e re e Rita Orës

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare Rita Ora publikoi sot këngën e re “Your Song”, një bashkëpunim me Ed Sheeran.

Krijuesja e hitit “Shine Ya Light” këngën e re gjatë ditëve të fundit e ka promovuar në rrjetet sociale, sidomos në Snapchat, aplikacion i cili krijoi një filtër për këngën e saj më të re.

Kjo këngë erdhi pas këngës së saj të fundit, të publikuar në vitin 2015 “Body On Me”. Bashkëpunimi me këngëtarin Ed Sheeran është i pari për këngëtaren e njohur.

Please follow and like us: