G7, gati për sanksione shtesë ndaj Rusisë

Sipas deklaratës përfundimtare në Taormina, në Sicili, G7-a ka deklaruar se është e gatshme të vendosë sanksione të tjera ndaj Rusisë.

“Sanksionet mund të hiqen kur Rusia të përmbushë angazhimet e saj. Megjithatë ne jemi të gatshëm të ndërmarrim masa kufizuese shtesë kundër Rusisë nëse është e nevojshme”, thuhet në deklaratë.

Moska është përjashtuar nga G8-a, në vitin 2014, pas aneksimit të gadishullit ukrainas të Krimesë.

Ndërkohë G7-a ndërmori sanksione ekonomike ndaj Rusisë, për implikimin e saj në konfliktin në lindje të Ukrainës, konflikt i cili ka shkaktuar më shumë se 10 mijë viktima.

Nga ana tjetër Moska e ka mohuar të mbështetjen e saj ndaj rebelëve separatistë prorusë, të cilët luftojnë kundër trupave ukrainase.