Albspirit

Media/News/Publishing

Lefter Maliqi del kundër Bashës: Pres takim deri nesër në 12 të natës për premtimet që s’ke mbajtur

Vazhdojnë problemet në radhët e opozitës në kulmin e fushatës elektorale. Kandidati për deputet Lefter Maliqi, thotë se nuk do të marrë pjesë në takimin elektoral për hapjen e fushatës në qarkun Berat. Ai pret të takohet me Lulzim Bashën, për të cilin thotë se ka rezerva dhe se do të flasë me të për premtimet e pambajtura. Më poshtë reagimi i plotë i Maliqit.

“Ndjesë! 

Të dashur miq, mbeshtetes, duke ju qënë tepër mirënjohës ju njoftoj se nesër në hapjen e fushatës në Berat ku z.Basha i Republikës së re bën prezantimin e kandidatëve nuk do të jem i pranishëm për arsye personale. Nesër deri në orë 12 të Natës pres takim me z.Basha për premtimin e pambajtur të tij. Në ditët në vazhdim do ju sqaroj në takime të ngushta me ju.! 

Detyrimi im për ju është i pashlyshëm, mirënjohja ështē shumë e thellë dhe e madhe, votat i kam personale mbi 10.000 pasi marrëveshjen e kemi bere ju votën une premtimet dhe mbeshtetjen në cdo fatkeqësi e nevojë që dihet nga të gjithë, miliarda leke investime e infrastrukture, arsim, shendetesi, kulture, ndihma familjeve në nevojë ne gjithe qarkun jane të prekshme nga ju etj etj per shkak të himazhit, origjines nga Kucova, vendlindjes ne Lapardha, si drejtues policie ne gjithe qarkun ne Berat, Skrapar e Kucovë, ish kryetar i komunës me te madhe Otllak-Berat me fitore te thelle, ish deputet dhe këto 4 vjet sakrifica te jashtezakonshme pranë jush. Do të jem gjithmonë pranë jush pa dallim politik,zoti qoftë me ne. I juali Lefter Maliqi” shkruan Maliqi në rrjetin social Facebook. 

Please follow and like us: