“Micotaqis, i pari kryeministër që priti Ibrahim Rugovën si përfaqësues legjitim të popullit të Kosovës”

Ish-kryeministri Sali Berisha ka shprehur sot përmes një postimi në Facebook ngushëllimet e veta për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit grek Konstandin Micotaqis. Nëpër rreshta Berisha ka përmendur një fakt që flet shumë për sensin e iniciativës që karakterizonte Micotaqis, një përfaqësues i konservatorëve grekë.

“…Me gjithe disa dallime qe kishim per zhvillimet rajonale, ish kryeministri Micotaqis do te ishte kryeministri i pare qe do te priste ne vitin 1992 ne Selanik, ish presidentin Ibrahim Rugova si perfaqesues legjitim te popullit te Kosoves. Me kete rast, i shpreh familjes se ish kryeministrit te ndjere Micotaqis, ngushellimet me te sinqerta dhe lutem se bashku me ta qe shpirti i burrit te madh te Greqise te gjeje paqen e merituar”, shkruan Berisha.