Një diktator më pak, bota ndjehet më e lirë

Ish- diktatori i Panamasë, Manuel Antonio Noriega ka ndërruar jetë në moshën 83-vjeçare, njofton BBC. Ai i ishte nënshtruar kohëve të fundit nje operacioni në tru. Noriega, pas presidencës ka vuajtur një dënim prej 17 vitesh për drogë në Shtetet e Bashkuara. Noriega, i cili ka sunduar në Panama prej vitit 1983 e deri në vitin 1989, kishte spiunuar për agjencinë amerikane CIA, derisa Shtetet e Bashkuara e invaduan dhe e përmbysën qeverinë e tij të korruptuar, duke e mbyllur një karrierë kriminale, me ç’rast ai kishte punuar me trafikantët e drogës, sikur që ishte shefi i drogës në Kolumbi, Pablo Eskobar. Noriega fillimisht ishte dënuar në Shtetet e Bashkuara në vitin 1992, por ishte duke e vuajtur dënimin për vrasje në Pamana kur ka vdekur.