Albspirit

Media/News/Publishing

E moshuara merr broshurat e Edi Ramës, i përdor si shollë këpucësh

E trishtë se çfarë u duhet të bëjnë dhjetëra e dhjetëra njerëz për të mbijetuar, nga sigurimi i ushqimit e deri tek më elementaret e jetesës. Një rast i trishtë është ai i sjellë në vëmendje nga fotografja e “Birn”, Ivana Dervishi.

Bëhet fjalë për një të moshuar që mbledh broshurat e partive e i përdor si shollë.

Ajo shkon derë më derë, e sikundër shihet në foto, ka marrë broshurat e Edi Ramës, partisë që ai drejton, për të zëvendësuar shollet e ngrëna, me qëllim që të mos i rrëshqasin këmbët.

“Pashe nje gjyshe qe po mblidhte broshurat qe partite politike lene neper dyer dhe e pyeta pse i kishte marre te gjitha. M’u përgjigj se i ishin ngrene aq shume shollet e kepuceve saqe po i perdorte qe te mos i rreshkisnin kembet. Hoqi kepucet per te me treguar dhe i kerkova t’i shkrep nje foto.”, shkruan fotografja.

Please follow and like us: