Albspirit

Media/News/Publishing

Ministri i Drejtësisë kërkoi shkarkimin, reagon kandidatja për deputete e PS

 

Ministri teknik i Drejtësisë, Gazment Bardhi i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama pezullimin e Sekretares së Përgjithshme të kësaj Ministrie Juliana Hoxha, e cila është kandidate e Partisë Socialiste në Qarkun e Tiranës.

E renditur në vendin e 24-t në listë, Hoxha thotë se i ka kërkuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve shfuqizimin e saj nga gara për të vijuar detyrën si nëpunëse civile e nivelit më të lartë në Ministrisë së Drejtësisë.

Kërkesën ajo e ka bërë nëpërmjet një letre dërguar KQZ-së më datë 8 maj 2017, vendim i cili nuk është marrë nga Komisioni, siç thekson Hoxha në deklaratën e sotme për shtyp.

Nga ana tjetër, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, më datë 23 maj 2017, me anë të një letre dërguar sekretares së Përgjithshme të Ministrisë së Drejtësisë, i bën me dije se emri i saj nuk mund të çregjistrohet nga lista.

Letra mban firmën e sekretarit të Përgjithshëm të KQZ-së, Ylli Merkaj. Sipas dokumentit zyrtare, Julian Hoxha aktualisht është në garë për zgjedhjet e përgjithshme të 25 qershorit, megjithëse e renditur në listën e kandidatëve jo fitues bazuar në rezultatin e zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2013.

Please follow and like us: