Albspirit

Media/News/Publishing

Katy Perry, lidhje direkte në YouTube për të promovuar albumin e ri “Witness”

Albumi i ri i këngëtares Katy Perry, i titulluar “Witness”, do të publikohet sot në të gjithë botën.

Po sot do të hapen zyrtarisht edhe shitjet e biletave për koncertin e turit të ri që këngëtarja do të zhvillojë në Bolonjë , Itali, në 23 maj 2018.

Për promovimin e albumit, Perry do të jetë në lidhje të drejtpërdrejtë në YouTube, në një shtëpi të monitoruar plotësisht nga telekamerat, si stili i “Big Brother”, për të gjithë fundjavën, për 72 orë.

Reflektim dhe lëvizje janë dy qendrat e projektit të ri të yllit të pop-it, që i këndon ndryshimeve të jetës së saj dhe botës përreth, siç paralajmërojnë edhe këngët e publikuara tashmë “Chained to the Rhythm”, me pjesëmarrjen e Skip Marley, “Bon Appétit” me pjesëmarrjen e Migos dhe “Swish Swish” me pjesëmarrjen e Nicki Minaj.

Pas turit në Amerikën e Veriut, që do të nisë në 7 shtator në Schottenstein Center në Columbus, Katy Perry do të sjellë turin e saj , “Witness: the Tour”,  në Europë duke nisur nga 23 maji i 2018.

Please follow and like us: