Albspirit

Media/News/Publishing

Ambasada e SHBA-së në Tiranë: Na dërgoni një foto në Ditën e Pavarësisë Amerikane

Për dy javë, ne do të festojmë Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara, festa kombëtare më e rëndësishme në Amerikë, thuhet në faqen e ambasadës së SHBA-së në Tiranë.

Ambasada e SHBA-së në Tiranë shprehet se “Na dërgoni një foto apo një imazh që ju mendoni se përfaqëson më së miri Ditën e Pavarësisë Amerikane.  Keni një foto nga një vizitë në Shtetet e Bashkuara apo keni një ide që përfaqëson më së miri këtë ditë të shënuar ? Na e dërgoni. Fotot më të mira do të marrin një surprizë shumë të veçantë”.

“Foto duhet të jetë origjinale dhe e bërë nga ju, dhe ju mund ta postoni në hapësirën e komenteve mëposhtë ose të na e nisni me mesazh. Na tregoni idetë tuaja!”, thuhet nga ambasada e SHBA-së në Tiranë.

Please follow and like us: