Aksident i rëndë në Itali, vdes tragjikisht 47-vjeçari shqiptar


Një 47-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident me motor në Itali. Mediat italiane raportojnë se viktima është Gazmend Dervishi, i cili u aksidentua teksa motori me të cilin po udhëtonte u përplas me një automjet. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 20:00 në provincën Savigliano-Cuneo, në komunën Centallo. Megjithë ndihmën e shpejtë, shqiptari nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.