Albspirit

Media/News/Publishing

PPE, mesazh mbështetës për Bashën: Të urojmë fitore në zgjedhje

Partitë Popullore Europiane i kanë dërguar një mesazh inkurajues kreut të PD-së, Lulzim Basha kur mbeten edhe 3 ditë nga zgjedhjet parlamentare.

“Në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 25 qershorit në Shqipëri, Presidenti i Partive Popullore Europiane, Joseph Daul, i ka dërguar një mesazh mbështetës anëatëres së PPE-së, Partisë Demokratike të Shqipërisë, kandidatëve dhe kryetarit të saj, Lulzim Basha”, shkruan njoftimi i PPE-së. “Zgjedhjet parlamentare këtë te diel në Shqipërinë nuk konsistojnë vetëm të zgjedhurit majtas ose djathtas, por në të zgjedhurit midis prosperitetit dhe të ardhmes europiane të Shqipërisë, apo stnjacionit.

Partia Demokratike përfaqëson të vetmen alternativë që ofron zhvillim ekonomik, si edhe është e vetmja parti që ka një plan për të ringjallur ekonominë e vendit, të hapë vende pune dhe të investojë shumë në edukim dhe kërkime shkencore. Gjithashtu, parakusht i zhvillimit ekonomik është reforma në drejtësi, sundimi i ligjit, lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit, krijimi i shanseve të barabarta për qytetarët, veçanërisht të rinjtë.

Basha ka luftuar për vite për ta modernizuar vendin dhe unë besoj se ai do të qëndrojë i vendosur në implementimin e reformave të nevojshme që do ta sjellin Shqipërinë me afër vlerave dhe standardeve europiane. Çdo ndërhyrje apo manipulim i rezultatit të zgjedhjeve nuk do të tolerohet. U bëj thirrje autoriteteve shqiptare që t’u qëndrojnë të gjitha standardeve eurpiane për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Një Shqipëri demokratike dhe e fortë sjell stabilitet dhe siguri në rajonin e Ballkanit. Qeveria e re që do të zgjidhet duhet të përshpejtojë përpjekjet për të implementuar sundimin e ligjit, reformën në drejtësi dhe luftën ndaj korrupsionit dhe kanabisit. Së fundmi, u uroj kandidatëve të PD-së dhe kryetarit Basha gjithë të mirat ditën e diel dhe fitore”, përfundon urimi.

Please follow and like us: