Saimir Tahiri: Më dëgjo me vëmendje Ilir Meta, u bë një kohë e gjatë që më bie më qafë!

Nuk ka vonuar as gjysmë orë nga deklarata e LSI-së që akuzonte Saimir Tahirin për blerje votash në Vorë që ish ministri i Brendshëm të reagonte. Ai ka shpërthyer në akuza ndaj Presidentit të zgjedhur Ilir Meta duke thënë se u bë një kohë e gjatë që i binte më qafë. “Unë e di që ti do vazhdosh të merresh me mua dhe s’po e postoj këtë mesazh që ti të heshtësh, por që ti ta dish se nuk do pushoj një minutë deri kur të mbarojë procesi i votimit që ti dhe kazani yt politik ta merrni atë që meritoni nga Tirana, Vora, Kamza, Kavaja e Rrogozhina”, shkruan Tahiri ndër të tjera. Ai thotë se Ilir Meta ka paguar mediat që të dëmtohej imazhi i Policisë së Shtetit.

REAGIMI I PLOTË: 

Me degjo me vemendje Ilir Meta! U be nje kohe e gjate qe me bie ne qafe duke hedhur balte mbi mua dhe t’a kam thene ne sy kur kishim ende komunikim bashke se je gabim! Po ti nuk pushove nje sekonde ne luften tende te verber me mua.

Me hodhe ne kurriz te gjithe doracet qe paguan ne kazanin mediatik te Shqiperise dhe jo vetem. Pagove para qe te nxish Policine e Shtetit dhe mua personalisht, edhe ne media e portale jashte Shqiperise. Me vure pas nje hafije tenden si zv.minister qe arriti deri ne cmendurine e tentatives per te pergjuar zyren time!

Nuk le mik e partner te Shqiperise pa i zbrazur balten e barkut tend, sa here te takonin si kryetar kuvendi. Dhe nuk te mjaftoi fakti qe une e lashe detyren, per te vazhduar te merresh me mua papushim! Madje aq i pasherueshem je ne kete fiksimin tend kunder meje, sa u leshove fare edhe kunder Policise se Shtetit, pasi u zgjodhe edhe President zotrote me votat e Partise Socialiste. Ke jave te tera qe sa ti, sa gruaja jote, sa kryesherbetori yt, sa luanet e kotelet e kazanit tend politik, merreni me mua duke sajuar lloj-lloj idiotesish, per gjoja presione policore e blerje votash!

Se kush eshte tregtari me i madh i blerjes se votave dhe i vendeve te punes ne Shqiperi, kete e di i madh e i vogel! Prandaj ti nuk i mbush mendjen dot askujt me rolin qesharak te viktimes se zgjedhjeve qe po e luan si i dale mendsh, ekran me ekran dhe shesh me shesh. Une e di qe ti do vazhdosh te merresh me mua dhe s’po e postoj kete mesazh qe ti te heshtesh, por qe ti ta dish se nuk do pushoj nje minute deri kur te mbaroje procesi i votimit qe ti dhe kazani yt politik ta merrni ate qe meritoni nga Tirana, Vora, Kamza, Kavaja e Rrogozhina!

Me vota Ilir me vota, jo me zarfa, as me iphone, as me miell, as me grure dhe as me grupe qe jane objekt i punes se Policise se Shtetit per perfshirje ne trafiqe te renda… Vazhdo nxirri kotelet e tua ne ballin e kazanit tend politik, po pergatitu mire shpirterisht, qe te mos behesh per nje muaj masazh koke, pas numerimit te votave te qarkut Tirane.