Albspirit

Media/News/Publishing

Sfida: Ka shume shprese per fitoren e qytetareve

Të nderuar miq, përpara garës së Tiranës shumë prej nesh nuk ishin të sigurt për rezultatin që do të mund të arrinim. Por ai rezultat tejkaloi parashikimet më optimiste. Sfida për Shqipërinë beson se së bashku mund të përsërisim ose ta tejkalojmë suksesin që patëm për garën e bashkisë.

Këto 27 vjet, shpesh kemi votuar atë që kemi parë si llogaritjen më racionale për votën tonë. Por, këtë herë, le t’i japim vërtet vlerë votës.

Le të mos votojmë të keqen më të vogël që vjen nga parlamenti. Mbi të gjitha, le të mos qëndrojmë në shtëpi, sepse ata këtë duan që ne të bëjmë.

Voto Sfida për Shqipërinë! Bashkë mundet!

Please follow and like us: