Albspirit

Media/News/Publishing

Reali fiton Superkupën e Spanjës, 5-1 rezultati i përgjithshëm i dy përballjeve me Barcelonën

Reali i Madridit me një rezultat të përgjithshëm 5-1 në dy ndeshjet e Superkupës arrin të fitojë këtë titull. Ndeshja e Realit me Barcelonën u vulos që në pjesën e parë të ndeshjes me dy gola të shënuar nga Asensio dhe Benzema në  minutat ‘4 dhe ’39. Kështu Reali ende pa filluar mirë sezoni në Spanjë e konfirmon që është pretendentja kryesore për Kampionatin. Formën e mirë që po kalojnë kunbdërshtarët e ka pranuar edhe mbrojtësi katalanas Gerard Pike, pas ndeshjes ai është shprehur që për herë të parë e pranon që në këto momente Reali është superior, po ashtu siç thotë mbrojtësi sezoni që i pret përpara është mjaft i gjatë. Duket se pas këtyre dy ndeshjeve te Barcelona do të duhet që të bëjnë mirë llogaritë, pasi dhe largimi i një ylli si Neymar do të lërë boshllëqet e veta në skuadër.

Please follow and like us: