Albspirit

Media/News/Publishing

Bora Zemani i zë vendin gazetares së njohur sportive

Në çdo fillim shtatori televizionet bëjnë ndryshime drastike në programacione si me figura të reja ashtu edhe me vetë formatin. Një ndryshim i madh duket se do të ndodhë edhe me emisionin sportiv ‘Bar Sport Skedina’ në Digitalb, ku mesa duket Ilda Bejleri nuk do të jetë më drejtuesja e formatit.

Vendin e saj duket se do e zërë gazetarja simpatike Bora Zemani, e cila e ka bërë të ditur këtë fakt me anë të një postimi në Instagram. Madje ajo e ka konfirmuar edhe për “Blitz.al” duke u shprehur se të shtunën dhe të dielën do ta shohim në ‘Bar Sport Skedina’ ndërkohë që të hënave do të jetë në emisionin ‘Euro Gol’.

Please follow and like us: